Barnes : I kënaqur me Kenny
Autori LiMMi // 27/09/2011 // Sport // Asnjë Koment
John Barnes beson se Kenny Dalglish eshte duke deshmuar se pse tifozet jane duke e cilesuar ate si njeriun i cili do te kthej ditet e lavdishme dhe te triumfit ne Anfield.
Reds jane stabilizuar si nje force ne futbollin anglez nën drejtimin e Skocezit , i cili ka kombinuar një stil te ri te futbollit me disa rezultate impresive.
Barnes ka qene i kenaqur me impaktin qe ka bërë bosi i tij i vjeter .
“Liverpool tani eshte duke luajtur me pasionin, vendosshmërine dhe shpirtin e duhur.” tha Barnes.
“Me Kennyn ne krye te gjithe janë ne rrugën e duhur dhe kjo eshte ajo qe ju duhet per te qenë te suksesshem.”
“Ju keni nevoj per te gjithe , duke perfshire edhe tifozët dhe bordin, qe te jesh 100% prapa menagjerit.”
“Ata jane (tifozet) dhe lojtaret jane pergjigjur me paraqitjet e tyre.”
Ai shtoi: ” Duhet te ketë faktor frikësues. Menagjeri ka nevoje per respekt dhe fuqi dhe Kenny e ka ate ne Liverpool.”
Liverpool ishte nje force mjaft aktive ne afatin kalimtar veror, duke blere 7 lojtar.
Barnes eshte i bindur se Dalglish ka bere pune te mire ne afatin kalimtar veror dhe eshte i bindur se transferet e bera do ti ndihmojne Reds qe te sigurojne rikthimin ne Champions League.
“Nuk mendoj se Liverpool do ta fitoj ligen por , sigurt se do te jete ne top katershe.” tha ai.
“Kenny ka bere nenshkrime jo vetem per tani poer edhe per te ardhmen. Kjo eshte e rendesishme pasi duhet kontiunitet ne skuader. Nese ju vazhdoni ti nderroni lojtaret ju nuk do te mberrini asgje.”
“Tani ka plote lojtare ne skuader qe do te jene ketu per nje kohe te gjate dhe kjo duhet te jete mire.”
“Stewart Downing eshte nje anesor i jashtezakonshem dhe krijon shanse. Me Jose Enrique , i cili eshte nje mbrojtes i krahut shume ofanziv , krahu i majte duket shume mire.”
“Ne vitet e fundit problemi i Liverpool kur kishte mesfushe pa anesore ishte mbrojtesit e krahur qe nuk ishin ofanziv . Tani ata kanë balanc më të mirë.”
“Sezonin e ardhëshem lojtarët e rinjë si Andy Carroll dhe Jordan Henderson do te jene me te eksperiencuar dhe me qendrueshmëri me te madhe Liverpool mund te sfidoj per titull.”
“Mendoj se Kenny mund ta rikthej titullin ne Anfield. Te gjithë kemi besim ne te./Informohu/





