Barcelona mposht Real-in

Autori  //  11/12/2011  //  Sport  //  Asnjë Koment

Xavi-Cesc-Fabregas_2461950

Një ndeshje e shumë pritur nga e gjithë bota “El Classico”.Këtë ndeshje e fitoi Barcelona që mposhti Realin 3-1.

Madrilenet filluan mirë  dhe përfituan nga një gabim i portierit katalunas ku këtë gabimë e shfrytë zoj shumë bukur Benzema në minuten e parë.

Por Barcelona ishte e vendosur për fitore dhe në minutën e 30-të Sanchez barzoi rezultatin në 1-1.

Minuta e 53-të e pjesës së dytë ishte fatale për portierin Casillas, kur pas një goditje nga distanca të Xavit, Marcelo e devijoi topin në rrjet, për t’i kaluar mysafirët në epërsi.

Pas një krosimi brilant të Dani Alves, ish-lojtari i Arsenalit, Cesc Fabregas, shtangu tifozët në Bernabeu duke shënuar me kokë (66’).

Me këtë fitore, Barcelona merr kreun e tabelës në La Liga me pikë të barabarta me Real Madridin që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Informohu/

 

 

Shpërndaj lajmin në :

Shkruaj rreth këtij lajmi

comm comm comm

Slider by webdesign