Çfarë nuk tregojnë nënat ?

Autori  //  27/09/2011  //  Lifestyle  //  Asnjë Koment

N

Para lindjes së fëmijës keni menduar se do të jeni e përsosur, një supernënë pa asnjë mangësi, e cila do të dijë të përgjigjet ndaj të gjitha nevojave të fëmijës, do të dijë t’i vë kufij, të argëtohet dhe të luajë me të dhe krahas kësaj do të kryejë të gjitha obligimet tjera. Mirëpo, tash jeni të lodhura dhe të pikëlluara me disa fshehtësi që nuk dëshironi t’ia thoni askujt.


Ja u përkujtojmë se edhe fëmija do një kujdes ja se cilat janë ato:

* E lënë fëmijën të qajë në mënyrë që të kryejnë punët.
* E gënjejnë fëmijën, edhe pse i kanë thënë se gjithmonë do t’ia thonë të vërtetën.
* Më së shumti argëtohen me fëmijën më të vogël.
* Nganjëherë e kanë mërzi të luajnë me fëmijën e tyre.
* Nganjëherë dëshirojnë të kenë fëmijë të gjinisë tjetër.
* Nuk ua ndërrojnë aq shpesh sa duhet pelenat.
* Kalojnë ditë të tëra, ndërsa në meny nuk ka perime apo ushqim tjetër të shëndetshëm.
* I lënë të mbajnë këpucë të vogla për një kohë shumë të gjatë.
* Tepër shpesh e përdorin televizorin si dado.
* Nganjëherë më shumë preferojnë të flenë dhe të punojnë, sesa të qëndrojnë me fëmijën./Informohu/

Shpërndaj lajmin në :

Shkruaj rreth këtij lajmi

comm comm comm

Slider by webdesign