Timberlake rolin e Neil Bogart
Autori admin // 27/09/2011 // VIP // Asnjë Koment
Justin Timberlake ka pranuar që të luaj rolin e mogulit të muzikës që ndërtoi karrierat e “Kiss”,Donna Summer dhe “The Village People”.
Këngëtari që u shëndërrua në aktor do të jetë edhe producent i filmit “Spinning Gold”, i cili do të tregoj për karrierën e Neil Bogart.
Bogart u bë emër i rëndësishëm në industrinë muzikore në vitet e shtatëdhjeta me shtëpinë incizuese Boardwalk Records. Ai vdiq nga kanceri në vitin 1982, ndërsa ishte vetëm 39 vjeçar.
Djali i Bogart, Timothy Scott Bogart është duke e bërë skenarin për filmin biografik për babanë e tij. /Telegrafi/Informohu/





